75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / AR

26% e votave të numëruara, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani nëpër parti

Janë numëruar 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.

Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së,  Albin Kurti deri tash ka marrë 88,730 vota.

Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca me 69,244 vota, Hekuran Murati  35,919 vota, Albulena Haxhiu 35,886 , Donika Gërvalla-Schëarz 31,384, Xhelal Sveçla 28,744, Hajrulla Çeku 26,694, Avni Dehari 23,547, Mimoza Kusari-Lila  21,430 e Ejup Maqedonci  20,020.

Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës,  Bedri Hamza ka marrë 40,396 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri 19,460, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku  deri më tani ka marrë 19,179 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami,  Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. Në këtë parti pra pritet që deputet të rikthehet Besnik Tahiri.