Genoa, De Rossi lë Romën i prekur, por dhe i trishtuar: Marr me vete afeksion dhe emocion, por çfarë hidhërimi për humbjen
Kthimi në shtëpi i Daniele De Rossit ishte i ëmbël dhe i hidhur njëkohësisht. Homazhi i Olimpicos dhe ish futbollistëve të tij i dhanë emocione të shumta, por më pas erdhi një humbje e rëndë që i la atij një shije të hidhur.
Vetë trajneri i Genoas foli për këto emocione të kundërta që përjetoi për 90 minuta
‘Këtë mbrëmje ndjeva sërish shijet dhe emocionet e vjetra, në fund duhej të shkoja tek ai sektor, Sektori Jugor që ka qenë gjithnjë plot, por që u boshatis vetëm një herë, kur më larguan-tregon De Rossi-i pashë të gjithë futbollistët në fushë që duartrokisnin, ishin fantastikë. Jam i lidhur me ta, edhe ata pësuan një shok kur më shkarkuan’
Duke u kthyer te ndeshja, De Rossi pranoi superioritetin e Romës kundrejt skuadrës së tij.
‘Ata, futbollistët e Romës, ishin superiorë në fushë-shtoi De Rossi-këtu kam bërë gjëra të mira me futbollistë të fortë që tani kanë një trajner të shkëlqyer që po bën shumë mirë. Këtë natë po marr me vete afeksionin dhe emocionin, por edhe hidhërimin për rezultatin dhe dëshirën për t’u ringritur menjëherë. Si trajner i Genoas them se duhet të përmirësohemi. Në ndeshje të tjera kemi pasur qasje të mirë, ndaj Roma ishim pak më shumë sec duhej të lehtë, pak agresivë. Përgjegjësinë e marr unë’.

