75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / S Z

Komuna e Prishtinës jep në shfrytëzim mbi 5 mijë prona, vlerëson se ky vendim hap rrugë për investime të reja e zhvillim ekonomik

Sot, në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit, u miratua vendimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 5 mijë pronave publike në Prishtinë.

“Ky vendim hap rrugë për investime të reja, zhvillim ekonomik dhe krijim të të hyrave që rikthehen në shërbim të qytetarëve. Prona publike po trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe vizion afatgjatë. Kështu po ndërtojmë një Prishtinë që krijon më shumë mundësi për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtin♪7s.