75 Mall Live Search
18:59 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

Nigeria kalon tutje, e mposht Ugandën dhe fiton të gjitha ndeshjet e grupit C

Përfundoi ndeshja e Kupës së Afrikës mes Ugandës dhe Nigerisë.

“Super Shqiponjat”, ndonëse kishte siguruar kualifikimin direkt në fazën e 1/8-tave, ata arritën të fitojnë edhe ndeshjen e fundit ndaj Ugandës, me rezultat 1-3.

Kjo e bënë Nigerinë deri më tani kombëtaren e vetme që fiton të gjitha ndeshjet e grupit në Kupën e Afrikës 2025.

Ndërsa ndeshja Tunizi-Tanzani, u mbyll me barazim 1-1, ku Tunizia po ashtu u kualifikua tutje.

Golat u realizuan nga Onuachu dhe Onyedika (2 gola) për Nigerinë, ndërsa të vetmen për Ugandën e shënoi Mato./IndeksOnline/