75 Mall Live Search
12:25 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / A

Pauzë festive: Ndërpritet numërimi i votave – rifillon nesër

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë sot me fillim nga ora 12:00 dhe do të rifillojë nesër, më 1 janar në ora 16:00, sipas vendimit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky orar është përcaktuar disa ditë më parë, në kuadër të organizimit të punës gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një pauzë të shkurtër për festat e fundvitit.

Pavarësisht ndërprerjes së përkohshme, nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se procesi do të vazhdojë sipas planit të parashikuar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, 27 komuna e kanë përmbyllur deri më tani procesin e numërimit.

Procesi i numërimit do të vazhdojë në komunat:Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Ferizaj, Malishevë, Gjilan, Lipjan e Suharekë.

Numërimi deri më tani ka arritur në mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 74%.