75 Mall Live Search
13:25 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Ambasada amerikane uron vitin e ri, liston bashkëpunimet që rriten ekonominë

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka ururar vitin e ri, duke dërguar urime te të gjithë miqtë dhe partnerët në Kosovë.

“Urojmë që viti që vjen të sjellë paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët. Gëzuar Vitin e Ri nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së në Pristinë” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në një video-adresim të punëtorëve të shumtë të Ambasadës, është përmendur bashkëpunimi i mirëfilltë përgjatë këtij viti dhe suksesi i kompanive të shumta amerikane që vendosen të rrisin ekonominë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Bashkëpunimi ynë ka ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat të Kosovës dhe në zgjerimin e mundësive. Këto partneritete janë një kujtesë se kur bizneset në Kosovë punojnë me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilësinë dhe besueshmërinë. Mezi presim t’i përkrahim këto bashkëpunime edhe në të ardhmen” u shpreh shefi i njësitit ekonomik, Micah Savidge.

Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kevin Miles, deklaroi se janë ndërmarrë hapa konkretë në luftimin e organizatave kriminale.

“Ne ndërmorëm hapa domethënës për t’i bërë të dy kombet tona më të sigurta, duke punuar krah për krah me institucionet e sigurisë së Kosovës në operacionet e ekstradimit, sigurinë kibernetike, luftimin e organizatave kriminale transnacionale dhe drogërave sintetike. Ne bëmë përparim të prekshëm drejt qëllimeve tona të përbashkëta të sigurisë” tha Miles.