75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiviteteve festive

Në kryeqytet sonte festohet Viti i Ri.

Komuna e Prishtinës ka bëtë me dije se aktivitetet festive fillojnë që në orën 18:00, shkruan IndeksOnline.

Qytetarët janë ftuar të bëhen pjesë e numërimit për Vitin e Ri, pak para mesnatës, e më pas të ndjekin shfaqjen e fishekzjarreve.

“Nën organizimin e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo mbrëmje vjen si një festë për të gjithë qytetarët – me muzikë, gëzim dhe energji pozitive për ta nisur vitin e ri së bashku” thuhet në njoftim.

Kjo është agjenda e plotë:

Sonte në Kryeqytet festojmë Vitin e Ri

Kryeqyteti ju fton të bëheni pjesë e atmosferës festive që na bashkon në natën e ndërrimit të viteve.

18:00 – Nisin aktivitetet festive me DJ

00:00 – Numërimi për Vitin e Ri, i shoqëruar me fishekzjarre

23:30 – 00:30 – Jehona Lumi & Band

00:40 – Dren Abazi & Zig Zag Orchestra

Nën organizimin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo mbrëmje vjen si një festë për të gjithë qytetarët – me muzikë, gëzim dhe energji pozitive për ta nisur vitin e ri së bashku.

Mirë se vini në Kryeqytet.

Gëzuar Vitin e Ri!