Viti i krizës së madhe: Kosova 2025 mes ngërçit politik, sanksioneve të BE-së dhe ftohjes historike me SHBA-të
Viti 2025 do të mbetet në historinë politike të Kosovës si një nga vitet më të vështira pas shpalljes së pavarësisë, i karakterizuar nga bllokadë institucionale, mungesë qeverie funksionale dhe polarizim i thellë politik.
Në planin ndërkombëtar, tensionet në veri dhe presioni i BE-së dhe SHBA-së shoqëruan gjithë vitin. Vetëm pas zgjedhjeve të reja lokale në komunat veriore dhe rikthimit të Listës Serbe në institucione, Bashkimi Evropian hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe zhbllokoi fondet evropiane.
Lajme të mira në vitin qe po e lëmë pas ka pasur në rrafshin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Gjatë këtij viti, Kosova ka siguruar plotë katër njohje të reja.
IndeksOnline ju sjell një kronologji të ngjarjeve me kryesore që përshkuan vitin 2025 në rrafshin politik e diplomatik…
Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk dhanë rezultat, prodhuan ngërçin me të gjatë institucional
Gjithçka nisi më 9 shkurt 2025, kur zgjedhjet parlamentare prodhuan një fitues, por pa shumicë qeverisëse.
Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë me mbi 42 për qind të votave, por me vetëm 48 deputetë, që ishte e pamjaftueshme për të formuar vet qeverinë.
Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, refuzuan çdo bashkëpunim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duke e futur vendin në një ngërç të thellë politik, raporon IndeksOnline.
Pas certifikimit të rezultareve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, partia e Albin Kurtit nisi përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja, raporon IndeksOnline.
Sipas Kushtetutës, partia fituese duhej të propozonte kryetarin e ri të Kuvendit brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, me miratimin e shumicës absolute të deputetëve.
LVV propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Propozimi i saj hasi në kundërshtim të madh të opozitës, me arsyetimin se Haxhiu nuk ishte figurë unifikuese. Kjo nuk ja ndyshoi mendjen partisë fituese, e cila thirri seancën e parë për konsitutimin e Kuvendit.
Më 15 prill 2025 në votimin e parë, Haxhiu mori vetëm 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime – poshtë pragut të 61 votave.
Kjo detyroi shtyrjen e seancës. Pas 48 orësh situata mbeti e pandryshuar pa konsensus mes pozitës dhe opozitës, duke bërë që Haxhiu të dështojë sërish për të marrë besimin e deputetëve për kryetare të Kuvendit.
Deri në fund të korrikut, Kuvendi kishte dështuar të zgjidhte kryetarin në plot 54 raunde votimi. Secila seancë shtyhej për 48 orë, mirëpo rezultati përsëritej, ndërsa poziza dhe opoziza akuzonin njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar.
Duke e parë barrikadimin e opozitës tek emri i Abulena Haxhiut, Vetëvendosje e hodhi si ide mënyrën e votimit të fshehtë si kompromis. As ky propozim nuk gjeti mëbshtetjen e partive në opozië duke e thelluar edhe me shumë krizën institucionale.
Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, vihet në lëvizje Presidentja
Duke parë ngërçin e zgjatur politik, u kërkua edhe ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese. Më 26 qershor 2025, Kushtetuesja urdhëroi që ngërçi duhej zgjidhur brenda 30 ditëve.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në rolin e saj kushtetues, nisi konsultime me krerët e partive për të gjetur një marrëveshje.
Megjithatë afati i korrikut kaloi pa zgjidhje, me opozitën që vijoi bojkotin e çdo kandidati të propozar nga Vetëvendosje. Sërish u përfshi Kushtetuesa, raporon IndeksOnline.
Më 8 gusht ajo i dha edhe 30 ditë kohë Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit, duke kufizuar që i njëjti kandidat të mos propozohej më shumë se tre herë dhe duke detyruar pjesëmarrjen e deputetëve në seanca për t’iu shmangur mungesave apo bojkotit.
Ngërçi disa mujor shkaktoi zemërim publik. Shoqëria civile dhe qytetarë të thjeshtë organizuan protesta simbolike kundër bllokadës. Këto presione nga qytetarët shtuan thirrjet për kompromis dhe zhbllokim të institucioneve.
PDK lëshon ´pe’ për kryeparlamentarin
Pas shumë përpjekjesh, ngërçi fillestar u tejkalua në fund të gushtit. LVV zëvendësoi kandidaturën e Haxhiut me figura të tjera gjatë muajit gusht, si Donika Gërvalla, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci, por asnjëri nuk siguroi dot vota e nevojshme.
Drita në fund të tunelit për dalje nga kriza politike erdhi pasi Partia Demokratike e Kosovës u zotua se do të votonte çdo kandidat të porpoztuar nga Vetëvendosje me kushtin që i njejti të mos ishte pjesë e kabinetit të qeverisë “Kurti 2”.
Ky zotim i partisë më të madhe opozitare u shfrytëzua nga Vetëvendosje, e cila propozoi Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit. Pas gjashtë muajsh bllokadë, më 26 gusht Kuvendi u konstituua me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar.
Megjithë zgjedhjen e kryeparlamentarit, Kuvendi nuk kishte ende kryesi të plotë. Sipas rregullores, duhej zgjedhur edhe një nënkryetar nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joserbe pakicë.
Deputetët e Listës Serbe vazhdonin bojkotin e institucioneve të Kosovës për shkak të tensioneve në veri. Kështu, plotësimi i postit të nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e serbëve mbeti pezull deri në fillim të vjeshtës.
Vetëm më 10 tetor 2025, Kuvendi arrit që të zgjedh nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Me zgjedhjen e tij nuk u pajtua sërish Lista Serbe e cila ju drejtua për interpretim Gjykatës Kushtetuese.
Sidoqoftë, me kompletimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, u hap rruga për formimin e qeverisë.
Dështon votimi i qeverisë “Kurti 3”
Me konstituimin e Kuvendit në tetor, vëmendja u përqendrua tek formimi i qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, presidentja Vjosa Osmani i dha mandatin për kryeministër kandidatit të partisë fituese, Albin Kurtit që të paraqiste kabinetin e tij për votëbesim.
Pa asnjë marrëveshje politike, Vetëvendosje thirri senacë të jashëzakonshme për votimin e qeverisë së re të propozuar nga Albin Kurti.
Përpjka për qeverinë “Kurti 3” dështoi. Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti mori vetëm 56 për, 52 kundër dhe 4 abstenime.
Tani topi ishte sërish në dorën e presidentes Vjosa Osmani. Kjo e fundit pas disa kunsultimesh dhe duke u bazuar në të drejtën që ja jep Kushtetuta, vendosi që t’i jap edhe një shans të dytë Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë së re.
Osmani mandatoi Glauk Konjufcën për ta formuar qeverinë. Në kufirin e afatit 15 ditësh, Vetëvendosje thirri seancë të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së propozuar nga Konjufca.
Njejtë sikur Kurti, edhe Konjfuca nuk arriti t’i bindë deputetët për t’i dhënë votëbesimin për qeveri, raporton IndeksOnline.
Me 56 vota për, 53 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi dështoi të zgjedh Qeverinë e re të propozuar nga Konjufca.
Kjo situatë e vuri në lëvizje sërish presidenten Osmani e cila thirri në takim liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakoshme dhe shpërbërjen e Kuvendit.
Caktimi i datës së zgjedhjeve, presidentja ‘ja përshtati’ Vetëvendosjes
Më 20 nëntor 2025, presidentja Vjosa Osmani nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pas konsultimeve me liderët e partive politike, Osmani caktoi datën 28 dhjetor 2025 për zgjedhjet e reja parlamentare, datë kjo e kërkuar nga partia Vetëvendosje. Kjo datë u kundërshtua nga opozita e cila e akuzoi presidenten se po i bënte favore partisë në pushtet. Opozita kishte propozuar 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve.
Katër njohje të reja në vitin 2025, forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës
2025 ka qenë vit i mbarë në rrafshin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Gjatë këtij viti, Kosova ka siguruar katër njohje të reja.
Dy shtetet afrikane, Sudani dhe Kenia, Siria nga Lindja e Mesme dhe Bahamas kanë qenë katër shtetet që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Tani ka shkuar në 121 numri i shteteve që kanë njohur vendin tonë.
Kujtojmë që në vitet e fundit, procesi i njohjeve kishte shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa shteti i fundit që e kishte njohur Kosovën para këtij viti ishte Izraeli, në vitin 2021.
Pas asaj kohe, përpjekjet diplomatike ishin përqendruar kryesisht në ruajtjen e njohjeve ekzistuese dhe kundërshtimin e fushatave për çnjohje.
Tensionet në veri dhe presioni ndërkombëtar
Situatë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e qetë dhe një nga temat me të nxehta në vend.
Që prej vitit 2022-2023, veriu i Kosovës ishte përballur me tensione të vazhdueshme: serbët lokalë (të mbështetur nga Beogradi) patën bojkotuar institucionet e Kosovës dhe zgjedhjet lokale të prillit 2023, duke shkaktuar një vakuum pushteti dhe përleshje sporadike me autoritetet.
Qeveria Kurti, me vendimin për të emëruar kryetarët shqiptarë të dalë nga ato zgjedhje të bojkotuara, u pa nga Perëndimi si nxitëse e mëtejshme e krizës.
Për pasojë, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Kosovës në qershor 2023, duke pezulluar një pjesë të fondeve dhe bashkëpunimit, derisa situata në veri të de-përshkallëzohe. Këto masa vazhduan të kenë efekt në 2025.
Transferimi i pushteti paqësor në veri, BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Si pjesë e marrëveshjeve për qetësimin e gjendjes, autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare ranë dakord për zgjedhje të reja lokale në katër komunat veriore.
Këto zgjedhje u mbajtën më 29 tetor 2025 (paralelisht me raundin e parë të zgjedhjeve komunale mbarë Kosovën).
Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Lista Serbe mori pjesë aktivisht. Kandidatët e saj fituan kryetarët në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, me pjesëmarrje më domethënëse të votuesve serbë krahasuar me votimet e bojkotuara të 2023-shit.
Më 5 dhjetor 2025, kryetarët e rinj nga Lista Serbe u betuan dhe morën detyrën zyrtarisht, duke rikthyer kështu përfaqësimin legjitim lokal në ato komuna. Ky hap u përshëndet menjëherë nga faktori ndërkombëtar si një hap drejt qetësimit.
Kjo situatë zbuti qëndrimin e BE-së karshi Kosovës. Javë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha lajmin se pas transferimit paqësor të pushtetit lokal në veri, BE do të fillojë me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
SHBA-ja pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkaku i veprimeve të Qeverisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Në një njoftim në Facebook, Ambasada e Amerikës në Kosovës tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur “keqardhje dhe shqetësim të thellë” lidhur me vendimin e Shteteve te Bashkuara për pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik, raporton IndeksOnline.
Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja Osmani pati njoftuar në janar të 2024-tës për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.
Gjykimi i krerëvë të UÇK-së në Hagë, epilogu drejt fundit
Gjykata Speciale edhe gjatë vitit 2025 ka vazhduar gjykimin ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Procesi filloi në prill 2023 dhe është ndër më të gjatët e Speciales.
Gjykata ka përfunduar edhe dëshmitë e prokurorisë edhe atë të mbrojtjes dhe seancat e dëgjimit të provave u mbyllën në dhjetor 2025.
Fjalët përmbyllëse të palëve pritet të mbahen në shkurt 2026, por data e vendimit nuk është përcaktuar ende dhe gjykata mund ta zgjasë këtë afat.
Në kërkim të përfundimit sa më parë të procesit dhe lirimin e tyre, këtë vit janë organizuar protesta masive në Hagë, Prishtinë, Tiranë e Shkup.
Zgjedhjet lokale, rezulatet të papritura
Në vjeshtën e 2025-s Kosova zhvilloi zgjedhjet e rregullta lokale, të planifikuara sipas ciklit katërvjeçar. Më 12 tetor 2025 u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve komunale në 38 komunat e vendit, ndërsa 18 komuna shkuan në balotazh më 9 nëntor 2025.
Këto zgjedhje lokale u panë si një test i rëndësishëm i disponimit të elektoratit pas gjithë ngërçit politik.
Rezultatet përfundimtare sollën LDK-në, Vetëvendosjen dhe PDK-në në nivel të barabartë të komunave të fituara në nivel vendi. Qe të tri partitë politike arriten që të siguronin qeverisjen nëpër shtatë komuna.
AAK e Ramush Haradinajt ‘pushtoi’ rajonin e Dukagjinit, duke fituar në pesë komuna në këtë pjesë të Kosovës, ndërsa Nisma e Fatmir Limajt ariti të mbajë qeverisjen në Malishevë. Disa komuna të tjera u fituan nga kandidatë të pavarur ose subjekte lokale në raundin e parë.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti përserit suksesin e vitit 2021
Zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin historike për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, raporon IndeksOnline. Pjesmarrja masive e mërgimtarëve në zgjedhje të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet e fundvitit duket se ja vulosi fitorën e madhe Vetëvendosjes.
Kjo parti arriti që të fitojë rreth 50% të votave, duke lehtësuar punë në krijimin e intitucioneve të reja pa marrëveshje me partitë opozitare.
“Fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha Albin Kurti në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit zgjedhor.
PDK në këto zgjedhje arriti të renditet e dyta me mbi 21%, ndërsa rezultat të dobët në këto zgjedhje arriti partia e Lumri Abdixhikut, e cila mori rreth 13% të votave.
Ulëse në Kuvend arriti të sigurojë edhe partia e Ramush Haradinajt, AAK, e cila në zgjedhjet arrit të marrë mbi 5% të votave. Fatin e njejtë nuk e pati edhe partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, e cila nuk mori me shumë se 1.7%, duke mbetur jashtë Kuvendit.
Përtej ngërçit kryesor rreth formimit të qeverisë, skena politike kosovare gjatë 2025-s përfshiu edhe ngjarje të tjera të rëndësishme në Kosovë. /IndeksOnline/

