Fatmir Ademaj zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës
Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e saj, ku është bërë zgjedhja kryesuesit të kuvendit.
Me shumicë të votave të anëtarëve të asamblesë komunale, kryesues i kuvendit është zgjedhur Fatmir Ademaj (LDK).
Kuvendi i Komunës së Malishevës, i ka 27 anëtar, me këtë përbërje, Nisma Social-Demokrate – 13 anëtar, PDK – 6, LDK – 4, LVV – 3 dhe AAK – 1.
Ademaj, pasi i falënderoj për zgjedhjen e tij, u zotua për angazhim të paanshëm dhe në shërbim të të gjithëve.

