Kurti: Ata që ngrohen me Termokos të presin mysafirë sonte për Vitin e Ri
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur nga KEK-u, ka folur edhe për festën e Vitit të Ri.
Kurti ka thënë se ata që ngrohen me Termokos duhet të tregohen më shumë nikoqir për këtë natë festive të ndërrimit të moteve.
Kurti këtë deklaratë e ka arsyetuar me faktin se Termokos merr nje sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike nga KEK-u.
Kjo deklaratë e Kurtit vjen në një kohë kur vendi po përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike për shkak të ngarkesës në rrjet

