Messi: E dua dhe një Kupë Bote me Argjentinën
Leo Messi ka nisur kapitullin e fundit të karrierës së tij të shkëlqyer, por nuk mund ta përfundonte pa u shpallur edhe një herë kampion në USA dhe natyrisht që dëshira e tij është te shkëlqejë edhe një herë në Botërorin e vitit 2026 me kombëtaren argjentinase.
“Ne kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe kjo është treguar prej vitesh, veçanërisht dëshira dhe entuziazmi që kur Skaloni mori drejtimin e kombëtares. Mentaliteti që kanë të gjithë është se kemi një skuadër plot me fitues, me mendësi të forta, që duan të fitojnë më shumë, dhe kjo është ngjitëse. E sheh në stërvitje, në ndeshje. I sheh të stërviten dhe të japin gjithçka. Jemi një grup i mrekullueshëm që shkon shumë mirë, por në ndeshjet stërvitore ose në disa stërvitje, nëse duhet të punojnë fort, ata punojnë fort. Të gjithë japin gjithçka nga vetja dhe kjo është një forcë e madhe e këtij grupi dhe e kësaj skuadre kombëtare. Lojtarë të rinj vazhdojnë të shfaqen, përveç atyre që janë tashmë atje, vazhdojnë të vijnë fytyra të reja. Kur një grup është i tillë, është më e lehtë për të sapoardhurit të përshtaten.
Kemi një grup të shkëlqyer dhe do të përpiqemi përsëri ta fitojmë Botërorin”, deklaroi Messi.

