Vëllaznimi rikthen Leotrim Krasniqin në natën e fundit të 2025-tës
Vëllaznimi ka gjetur trajnerin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për Leotrim Krasniqin, i cili rikthehet te klubi gjakovar pas disa muajsh.
“Me kënaqësi ju prezantojmë kryetrajnerin e ekipit tonë, një kapitull që pati nisur dhe tani do të vazhdojë me vizion të qartë, me energji të re dhe ambicie për suksese të mëdha.
Mirë se vjen Lauta”, shkruhet në njoftimin e Vëllaznimit në “Facebook”.
Krasniqi, përveç Vëllaznimit ishte trajner edhe te Liria dhe së fundi te Dinamo Ferizaj./IndeksOnline/

