Plumbi qorr i dëmton veturën një qytetari gjatë festës së Vitit të Ri në Prishtinë
Një qytetar ka raportuar se gjatë natës së ndërrimit të viteve vetura e tij është dëmtuar si pasojë e një plumbi qorr në rrugën “Mbreti Longar” në Prishtinë.
Sipas tij, dëmtimi ka ndodhur pas orës 00:00, në kohën kur po festohej ndërrimi i Vitit të Ri, shkruan IndeksOnline.
Për fat të mirë, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Më poshtë mund të shihni pamjet e incidentit./IndeksOnline/



