Leeds United si ”mace e zezë” për Liverpulin, pa fitues në ”Anfield”
Liverpuli nuk e ka nisur mirë vitin 2026.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot, u ndal sonte para tifozëve vendas në ”Anfield”, nga skuadra e Leeds United, ku rezultati përfudimtar ishte 0-0, shkruan IndeksOnline.
Kësisoj përfundoi seria prej katër fitore radhazi për ”Redsat” në të gjitha garat.
Kujtojmë që ishte Leeds skuadra e fundit kur Liverpuli barazoi 3-3 në fillim të muajit dhjetor të vitit që sapo lam pas, e pastaj vazhdoi me fitore.
Liverpuli tashmë ka 33 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, derisa Leeds United renditet në vendin e 16-të, me 21 pikë të grumbulluara deri më tani./IndeksOnline/

