75 Mall Live Search
08:53 / E Premte, 02 Janar 2026 / G T

Sergio Ramos ofron miliona, dëshiron të blejë klubin e madh nga La Liga

Legjenda spanjolle e futbollit, Sergio Ramos, në bashkëpunim me një grup investitorësh, ka paraqitur një ofertë të fuqishme financiare për blerjen e Sevilla Football Club.

Lajmi raportohet nga media spanjolle Carrusel Deportivo dhe ka shkaktuar jehonë të madhe në botën e futbollit, shkruan Indeksonline

Nëse kjo marrëveshje realizohet, ajo mund të shënojë një kapitull të ri historik për klubin andaluzian, duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë që Ramos ka me Sevillan, ku ai ka hedhur hapat e parë në karrierën e tij profesionale.