Mbi 1 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve, 19 të lënduar në aksidente
Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit lidhur me sigurinë në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 19 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Po ashtu, janë regjistruar edhe 40 aksidente me dëme materiale. Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 1,234 gjoba.
Ndërkohë, janë arrestuar 29 persona, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

