Kaq po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova
Fluksi i automjeteve në dalje të kufijve të Kosovës është shtuar ndjeshëm këto ditë të para të vitit 2026.
Kjo pasi mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë po pritet deri në 80 minuta për të dalë nga vendi, derisa gjysmë ore po pritet më Jarinje.


