75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 02 Janar 2026 / P M

Qeveria ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Dacin

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike të premten. 

Në mbledhje Qeveria ka ndarë 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për akademikun Nexhat Daci. 

“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.