Zyrtarizohet blerja e parë e janarit në Premierligë
2026 ka nisur me një blerje të madhe në Premierligë.
Ajo vjen nga Crystal Palace, të cilët zyrtarizuan blerjen e uellsianit Brennan Johnson nga Tottenham Hotspur.
Palace, pagoi rreth 33 milionë funte për shërbimet e Johnson, i cili është edhe blerja më e shtrenjtë e fituesëve të “FA Cup”.
Ai shihet si zëvëndësuesi direkt i Eberechi Ezes, që u largua drejt Arsenalit në verë.
Johnson, kishte pasur sukses te Tottenhami pasi që ishte ai i cili shënoi golin që i solli klubit titullin e parë pas 17 vitesh, atë të Europa League./IndeksOnline/

