Guardiola flet për shkarkimin nga Manchester City: Paga ime është e lartë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për mundësinë e largimit nga Manchester City dhe të ardhmen e tij.
Tekniku spanjoll ka kontratë me ”cityzens” deri në qershor të vitit 2027, por zërat për një largim të mundshëm apo shkarkimin e tij para kohe, janë shtuar kohët e fundit, shkruan IndeksOnline.
Ai para derbit me Chelsean i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të shkarkohet nga Manchester City.
Guardiola tha se ka edhe një vit kontratë dhe se paga e tij është e lartë.
“Doni të më shkarkoni?! Jo, mirë. Paga ime është kaq e lartë. Kështu që kam edhe një vit në kontratën time. Nuk e di për këtë mendim – është thjesht një thashethem. E di që je mërzitur nga unë, 10 vjet këtu, jam shumë i sigurt për këtë. Do të largohem një ditë, të premtoj. ”, ka deklaruar Pep Guardiola./IndeksOnline/

