75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / L A

Llapi ndan rrugët me Muhamed Useinin

Muhamed Useini ka vendosur të largohet nga Llapi.

Këtë e bëri të ditur vetë skuadra e Llapit në faqen e tyre në “Facebook”, duke e mbyllur kështu marrëveshjen pas 1 viti e gjysmë.

“KF Llapi njofton se, pas një viti e gjysmë bashkëpunimi të shkëlqyeshëm, ka arritur marrëveshje të dyanshme me futbollistin Muhamed Useini për përfundimin e bashkëpunimit. Gjatë kësaj periudhe, Useini u dëshmua si një sportist i jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të çmuar për klubin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai u veçua për sjelljen korrekte, përkushtimin maksimal dhe profesionalizmin e lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të ekipit dhe objektivave të klubit. KF Llapi e falënderon Muhamed Useinin për gjithçka që ka dhënë për klubin dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftim e skuadrës llapjane.

Useini, gjatë periudhës së tij te Llapi bëri vetëm 39 paraqitje./IndeksOnline/