75 Mall Live Search
17:13 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / Gj Sh

As sonte nuk ka vend për Edon Zhegrovën në formacionin zyrtar të Juventusit

Edhe pse pati paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit ndaj Pisas, edon Zhegrova përsëri nuk ka vend në 11-shen startuese të Juventusit.

Bardhezinjtë sonte përballen me Leccen, derisa në formacionin zyrtar, trajneri Luciano Spalletti nuk e ka përfshirë sulmuesin kosovar, shkruan IndeksOnline.

Nga ana tjetër, te Lecce nga minuta e parë do të luaj mesfoshori Ylber Ramadani.

Ndeshja mes Juventusit dhe Lecces nis nga ora 18:00, e cila zhvillohet në stadiumin ”Allianz” në Torino./IndeksOnline/