Policia jep detaje për përleshjen midis dy grupeve që përfundoi me dy të plagosur në Podujevë
Dy grupe janë përleshur fizikisht në mes vete të dielën mbrëma në qendër të Podujevës, transmeton IndeksOnline.
Në rrahje sipas policisë ishin përfshirë pesë persona ku njëri prej tyre kishte përdorur edhe armën e zjarrit, duke plagosur dy persona.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur në vendparkimin e një lokali në rurgën “Zahir Pajaziri”.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit e tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

