75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 08 Janar 2026 / G T

Zanat i keq i futbollistëve… prishja e pikës së penalltisë!

Fulhami shënoi fitore mbrëmë 2:1 ndaj Chelseat. Vëmendja nuk ishte vetëm te rezultati, por edhe te një skenë që po bën xhiron e rrjeteve sociale – prishja e pikës së penalltisë gjatë rishikimit nga VAR-i.

Në qendër të kësaj situate ishte Malo Gusto, i cili u pa duke e dëmtuar barin te pika e penalltisë, pikërisht në momentin kur VAR-i po analizonte një ndërhyrje të dyshimtë në zonë. Një veprim i tillë, i njohur tashmë si “zanat i keq” i disa futbollistëve, synon të ndikojë te ekzekutuesi i mundshëm i penalltisë, duke e bërë më të vështirë goditjen, shkruan Indeksonline

Pas një pritjeje të gjatë dhe tensioni të madh në stadium, gjyqtari vendosi që të mos akordohej penallti, por vetëm faull, ndërsa vendimi më i rëndë ishte kartoni i kuq për Marc Cucurellan, duke e lënë Chelsean me një lojtar më pak në një moment vendimtar të ndeshjes.

Ky episod ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e lojës, me Fulhamin që përfitoi nga avantazhi numerik dhe arriti ta menaxhojë më mirë ndeshjen deri në fund. Chelsea, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të rikthehej, duke pësuar një tjetër humbje zhgënjyese./Indeksonline/