75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 09 Janar 2026 / P M

Arrestohet një shtetas i Kolumbisë në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy gra me thikë

Një shtetas i Kolumbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy femra kosovare duke përdorur një mjet të mprehtë.

Sipas njoftimit të policisë gjatë arrestimit kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në sulm, si edhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 08.01.2026 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se si ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/