Ish-futbollisti i njohur shqiptar bëhet drejtor sportiv te Partizani i Tiranës
Ish-futbollisti i njohur, Agim Ibraimi është bërë me punë të re.
Ibraimi është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Partizanit të Tiranës, shkruan Indeksonline

37-vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.
Kujtojmë që 37-vjeçari ka luajtur në shumë klube gjatë karrierës së tij.
Ai ishte pjesë e Cagliarit në Itali dhe luajti edhe për skuadrat si: Maribor, Domzale, Shkëndija e Tetovës, Kukësi dhe Dinamo i Tiranës./Indeksonline/

