Legjenda Owen mesazh klubeve: Mos e transferoni Harry Kane me shuma të madhe parash!
Legjenda e futbollit anglez, Michael Owen, ka shprehur mendimin e tij të fortë rreth transferimit të mundshme të Harry Kane, duke vënë në dyshim vlerën financiare të sulmuesit për klubet që do të paguajnë shumë për të.
Owen deklaroi: “Kushdo që nënshkruan me Harry Kane po gjuani paratë kot. Sa vite mund të marrësh nga ai? 1? 2? 3?”, shkruan Indeksonline
Ai shtoi: “Ai nuk tregon shenja plakjeje, por të paguash një shumë të tillë për vetëm disa vite më duket e pabesueshme.”
Ish-sulmuesi anglez nuk kurseu kritikat për ndikimin e Kane jashtë Premier League: “Ai ka fituar ligën, ka shënuar gola, ka thyer rekorde… por gjithë kjo do të kishte vlerë më të madhe nëse do të qëndronte në Premier League.”
Owen gjithashtu e krahasoi Kane me legjendën Alan Shearer: “Ai do të ishte afër rekordit të Shearer. Në vend të kësaj, është bërë paksa i fshehur dhe nuk ka fituar Ligën e Kampionëve.”/Indeksonline/

