75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 09 Janar 2026 / Gj Sh

Lamine Yamal shkëlqen sërish, shpallet lojtari i muajit dhjetor në La Liga

Lamine Yamal vazhdon të konfirmojë formën e tij të jashtëzakonshme në kampionatin spanjoll.

Talenti i Barcelonës është shpallur lojtari i muajit dhjetor në LaLiga, duke e fituar këtë çmim për herë të dytë radhazi, pas triumfit edhe në muajin nëntor, shkruan IndeksOnline.

Paraqitjet mbresëlënëse të Yamal gjatë dhjetorit kanë qenë vendimtare për sukseset e Barcelonës, ku ai ka spikatur me gola, asistime dhe ndikim të drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës. Pavarësisht moshës së re, ai po shfaq pjekuri dhe cilësi të një lojtari lider.

Ky vlerësim i dyfishtë konfirmon rritjen e shpejtë të Lamine Yamal dhe e pozicionon atë si një nga talentet më premtues jo vetëm në LaLiga, por edhe në futbollin europian./IndeksOnline/