Cake nis aventurë të re në Rusi, transferohet te skuadra e njohur
Klisman Cake është larguar nga Shkëndija e Tetovës.
Mbrojtësi, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Rusi te skuadra e Akhmat Groznyt.
Klubi rus, pagoi rreth 700 mijë euro për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare.
Te ne kjo skuadër është e njohur, pasi që kanë luajtur lojtarë si Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.
Cake, kishte bërë rreth 132 paraqitje me Shkëndijën ku ka fituar titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut si dhe ishte pjesë kyçe e kualifikimit të tyre në Conference League./IndeksOnline/

