Alonso për Mbappe: Do ta vlerësojmë situaten, ende nuk dihet a do të luaj nga fillimi ndaj Barcelonës
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka folur për situaten me lëndimin e Kylian Mbappes, para finales së Superkupës së Spanjës, ndaj Barcelonës.
Sulmuesi francez dje është bashkuar me grupin në Jeddah, derisa sot do të stërvitet bashkë me ta, shkruan IndeksOline.
Ai tha se Mbappe ndihet mirë, por do të vlerësohet situata e tij nëse do të luaj titullar në ”El Clasico” apo do të inkuadrohet nga stoli.
”Kylian Mbappé është shumë më mirë, këtë pasdite ai do të stërvitet me ekipin.” Ne do të vlerësojmë nëse ai starton kundër Barcelonës apo vjen nga stoli. “, ka deklaruar Alonso.
Kujtojmë që ndeshja mes Barcelonës dhe Realit zhvillohet të dielen me 11 janar, më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/

