75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / MSH1

U la e zhveshur dhe para kamerave, “Vëllai i Madh” i tërheq vërejtjen Bias

Bia Khalifa mori një lloj vërejtje nga Vëllai i Madh pas një veprimi disa ditë më parë.

Ajo kishte vendosur të bënte dush ‘topless’, një veprim që siç duket solli reagimin e produksionit.

Për këtë arsye, Bia u ftua në dhomën e rrëfimit për t’i komunikuar ankesën e formalizuar nga Vëllai i Madh.

“Bia këtu jetojnë 16 persona dhe çdo veprim ndikon tek të gjithë. Dua të flas për atë që ndodhi pak ditë më parë, kur vendose të bësh banjën topless, përse? A mendove se kamerat, publiku dhe të tjerët mund të ndiheshin të parehatshëm? Kjo shtëpi teston kufij, liri personale përballë bashkëjetesës dhe ti Bia duhet të respektosh kufijtë e tu për t’i bërë të tjerët të ndihen më rehat”, i tha asaj Vëllai i Madh.

Bia më pas shpjegoi arsyen pse kishte vendosur të bënte dush topless, por krahas kësaj ajo u shpreh tejet e mërzitur nga kjo kumtesë.