75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 11 Janar 2026 / G T

“Real Madridi ishin të mirë”, Hansi Flick: E merituam fitoren, jam i lumtur!

Skuadra e Barcelonë shënoi fitore 3:2 ndaj Real Madridit në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës.

Trajneri Hansi Flick u paraqit në një intervistë pas ndeshjes ku u shpreh tejet i lumtur, shkruan Indeksonline

Ai e vlerësoi edhe kundërshtarin e tij, Real Madridin.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin tim. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. E dija cilësinë tonë dhe Real Madridi ishte shumë i mirë. Por në fund ne e merituam fitoren”, u shpreh Flick

Kujtojmë që trajneri gjerman vazhdon me rekord pozitiv. Tetë finale të zhvilluara si trajner, tetë fitore./Indeksonline/