75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 12 Janar 2026 / F.R

Një automjet përplas për vdekje një këmbësor, në Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Siç raporton Euronews.al, një 37-vjeçar përplasi për vdekje kalimtarin në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Gjeneral Nikols”.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.