75 Mall Live Search
20:47 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Reagon Mbappe pas shkarkimit të Alonsos

Xabi Alonso është shkarkuar së fundi nga Real Madridi.

Humbja nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës, ishte goditja e madhe për të i cili erdhi me shumë bujë në verë.

10-shi i Realit, Kylian Mbappe u shpreh falënderues ndaj Alonsos për kohën që kishin kaluar në muajt që ai e menaxhoi Realin.

“Ka qenë e shkurtër, por ishte kënaqësi të luaja për ty dhe të mësoja prej teje. Faleminderit që më dhe besimin që nga dita e parë. Do të të kujtoj si një trajner që kishte ide të qarta dhe di shumë gjëra për futbollin. Fat të mbarë për kapitullin tënd të ardhshëm”, u shpreh Mbappe.

Reali, nuk vonoi me zëvëndësuesin e tij ku kanë emëruar legjendën e Realit, Alvaro Arbeloan si trajnerin e ri./IndeksOnline/