75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vije reagimi i Delawies pas deklaratës për demarkacionin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi për pajtimin rreth miratimit dhe korigjimit të demarkacionit.

Po ashtu edhe konsensusit të partive politike kosovare.

Delawie përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter ka thënë se tani është koha që deputetët e legjislativit ta ratifikojnë marrëveshjen e kësaj cështje.

“Lajme pozitive nga kryetarët e Kosovës dhe Malit të Zi, por tani është koha për veprim, dhe Parlamenti duhet ta ratifikojnë marrëveshjen, duke ju treguar qytetarëve të saj, se Qeveria është duke punuar për të ardhmen e tyre”, ka shkruar ambasadori Delawie./Indeksonline/