15:27 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan: Marrëdhëniet Kosovë-ShBA më të mirat në botë

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett nga sot ka nisur edhe zyrtarisht shërbimin diplomatik në vendin tonë.

I pari që ka takuar është presidenti Thaçi i cili i pranoi edhe letrat kredenciale të tij.

Gjatë prononcimit të parë para mediave, ambasadori Kosnett thotë se ndihet i privilegjuar që të shërbej sërish pas 15 viteve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të krahasohen me asnjë marrëdhënie mes dy shteteve tjera në botë. Andaj jam i privilegjuar që ndodhem për mision këtu ku bashkë me bashkëshorten time do të udhëtojmë nëpër Kosovë për të krijuar sa më shumë miq”, ka thënë Kosnett duke shtuar se shpreson në bashkëpunimin e ngushtë me Kosovën.

Ndryshe Philip Kosnett kishte shërbyer zi zyrtari lartë në ambasadën amerikane në Prishtinë para 15 viteve./Indeksonline/