75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 13 Janar 2026 / H F

Avokati i “Ridit” në skandalin e rezervave shtetërore: Na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me rezerva shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut  Halimi, tha se gjatë procedurës gjyqësore ka ndodhur një situatë e paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës.

Ai deklaroi se gjykata i ka detyruar mbrojtësit që të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa i pasur në dispozicion shkresat e lëndës, duke e cilësuar këtë si një rast “non sens”.

“Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens. Sa u përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, tha ai.