Dy gratë e fuqishme të LDK-së flasin para takimit të sotëm, priten zhvillime
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mblidhet sot. Ky do të jetë një takim i kryesisë së ngushtë, i cili do t’i paraprije mbledhjes me kryetar të degëve.
E para takimit janë deklaruar Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku -Sadriu.
Hykmete Bajrami para fillimit të takimit ka thënë se ky është një takim konsultativ dhe se qendrimet e saj do t’i bëjë publike pas takimit.
“Është takim konsultativ, aty do t’i shpreh qëndrimet e mija dhe pastaj do t’i bëjë publike”, tha Bajrami
Ndërsa e pyetur se a do ta pranojë dorëheqjen e liderit të LDK-së Lumir Abdixhiku Jehona Lushaku-Sadriu tha se kjo është kompetencë e secilit anëtarë të kryesisë.
“Kjo është kompetencë e secilit anëtarë të kryesisë dhe besoj që LDK-ja njihet për një debat të brendshëm, për demokraci të brendshme. Është tepër e shëndoshë që ky debat të konfirmohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë“, ka thënë Lushaku-Sadriu./Indeksonline/

