75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 13 Janar 2026 / KV

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informate që mund të çojë në identifikimin e tyre, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit përmes:

Numrit të telefonit: 192

Email: info@kosovopolice.com

Bashkëpunimi i qytetarëve konsiderohet thelbësor për zbardhjen e rasteve dhe vendosjen e rendit dhe sigurisë.