75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 13 Janar 2026 / b l

Kërkohet paraburgim ndaj Elmi Thaqit, po kërkohej nga INTERPOL

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Elmi Thaqi.

Kërkesa për paraburgim, para pranimit të kërkesës për ekstradim, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se ai është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë, për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë:

-Trafikimi i narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë te grupit të strukturuar kriminal;

– Futjes ose mbajtjës së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale;

– Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.