75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 13 Janar 2026 / B XH

Manaj: LDK ka nevojë për reforma, por jo kthim prapa

Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj ka reaguar pas rezultati zgjedhor të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Manaj ka shkruar se janë të vetëdijshëm për pozicionin në të cilin ndodhet LDK sot.

Sipas tij, LDK ka nevojë për debat të brendshëm dhe për unitet funksional, raporon IndeksOnline.

“Debati i brendshëm është i shëndosh për një parti demokratike. Në kohën e Kuvendit të rregullt zgjedhor, hapet gara për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse sipas vullnetit nga baza deleguese e tutje. Nuk ka rikthim të LDK-së me ata që kanë punuar dhe punojnë natë e ditë për rënien e LDK”, ka shkruar Manaj.

Tutje ai ka shkruar se LDK ka venojë për vazhdimin e reformave të mëtutjeshme.

“Por në asnjë rast nuk guxon të bëjë kthim mbrapa. Gjendja e tanishme është e vështirë, por ka shtigje dhe mundësi për të ecur tutje dhe për të ndodhur rikthimi i madh. Kthimi mbrapa do ishte fatal për LDK. Këtë nuk do ta lejojmë!”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: