Kante drejt rikthimit në Evropë, i thotë “PO” skuadrës së njohur
N’golo Kante pritet të largohet nga Al-Ittihadi.
Kjo për shkak se francezi, dëshiron të rikthehet në futbollin evropian disa muaj para Botërorit, ky synon të zë një vend në formacionin e “Les Bleus”.
Kante, pritet të transferohet në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.
Ai madje ka pranuar një ulje page për t’ju bashkuar gjigantëve të futbollit turk.
Kante, është pjesë e Al-Ittihad që nga viti 2023 dhe ka arritur të bëjë 100 paraqitje, ku fitoi titullin dhe kupën sezonin e kaluar./IndeksOnline/

