Vdes Agim Zymi, ish-legjenda e Prishtinës
Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi kryeqytetas në faqen e tyre zyrtare, me Zymin që vdiq në moshën 75-vjeçare.
“Agim Zymi ishte pjesë e rëndësishme e historisë së klubit tonë, duke u dalluar me fanellën bardhekaltër në kohën kur FC Prishtina garonte në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë. Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive”, shkroi Prishtina në njoftimin e tyre.
Zymi do të varroset në varrezat e qytetit në Dragodan, më 15 janar në orën 13:00./IndeksOnline/

