75 Mall Live Search
07:54 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Kontakti i parë me topin, në debutim… 16-vjeçari shënoi gol për Romën mbrëmë

Skuadra e Romës mbrëmë ka pësuar humbje të befasishme 2:3 ndaj Torinos, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.

Në këtë ndeshje u shkrua një histori. Futbollisti 16-vjeçar, Antonio Arena shënoi gol, shkruan Indeksonline

Arena shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 2:2 vetëm pak sekonda pasi u fut në lojë.

Pra, ishte kontakti i parë me topin dhe lojtari i talentuar shënoi gol në debutim.

Por, për fat të keq – Roma u eliminua nga Kupa e Italisë pas humbjes në shtëpi ndaj Torinos./Indeksonline/