75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

De Rossi e do Asllanin te Genoa, futbollisti shqiptar e mendon largimin nga Torino

Skuadra e Genoas është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani.

Siç raporton gazetari Di Marzio, trajneri Daniele De Rossi është duke e menduar transferimin e mesfushorit “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Asllani është duke e menduar largimin nga Torino, pasi as këtu nuk e gjeti vetën.

Paris FC është skuadra tjetër që ka kërkuar shërbimet e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë.

Por, duket se lojtari shqiptar po e preferon më shumë Serie A-n./Indeksonline/