75 Mall Live Search
15:42 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Messi “besnik” i Inter Miami, as milionat e ekipit të Al-Ittihad nuk e bindin

Emri i superyllit argjentinas të futbollit, Lionnel Messi vijon të jetë objektiva kryesore e klubit të Al-Ittihad. Kjo është kuptuar pasi presidenti i Al-Ittihad, Anmar Al Haili është i gatshëm që të ofrojë 400 milionë euro në vit me synimin që Messi të bëhet pjesë e tyre.

Një faktor “joshje” por edhe vendosmërie e cila nga ana e Al Haili tregon se për klubin kushtet financiare nuk do të ishin kurrë një pengesë, por qëlllimi kryesor i tij mbetet që “pleshti” të vesh fanellën e tyre.

 “Nëse Messi pranon të nënshkruajë me Al Ittihad, unë do t’i ofroja një kontratë ku ai mund të fitonte çfarëdo shume që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, ka thënë Al Haili.

Duke u kthyer pas në kohë, 3 vite më parë klubi ishte përballur me refuzimin për të cilin presidenti ka sqaruar se arsyet e tij ishin familjare, dhe si të tilla do të respektoheshin plotësisht.

 “Po, e kam kontaktuar më parë, kur kontrata e tij me PSG mbaroi. I ofrova 1.4 miliardë euro. Ai e refuzoi një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij, edhe pse i kisha bindur. Megjithatë, ai nuk hezitoi ta refuzonte sepse familja është më e rëndësishme se paratë. Unë e respektoj atë dhe Al Ittihad do ta mirëpresë gjithmonë”, është shprehur presidenti i Al Ittihad.

Ndërsa sa i takon situatës së Messit mbetet e qartë, legjenda argjentinase tashmë e ka të rinovuar kontratën me Inter Miamin, e cila i zgjat deri në vitin 2028.