75 Mall Live Search
12:03 / E Enjte, 15 Janar 2026 / MSH1

Mitrovicë: Një infermiere dhe dy punëtorë sulmohen fizikisht nga një person

Spitali i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” ka njoftuar se në Repartin e Ortopedisë është sulmuar një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit, gjatë kohës që po kryenin detyrat e tyre të punës.

Sulmi ka ndodhur sot rreth orës 11:00, raporton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të spitalit, incidenti ndodhi teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mos-praninë e personave të paautorizuar

“Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor” thuhet në njoftim.

Nga spitali dënojnë formën e dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punonjësve të tjerë, duke kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë këtë rast sa më shpejt.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Sulmi ka ndodhur  teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar.

Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor.

Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet  shpejt, në përputhje me ligjin.