75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 15 Janar 2026 / G T

Keq për Bayernin, një lojtar mbetet jashtë fushave për shkak të lëndimit

Skuadra e Bayern Munchen përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun për një lëndim në kampin e futbollistëve.

Bëhet fjalë për Konrad Laimer, i cili u lëndua në ndeshjen e së mërkures ndaj Kolnit, shkruan Indeksonline

Laimer ka këputur fibrën muskolare në këmbën e tij të majtë.

Ai pritet të mbetet jashtë fushave për një kohë, por që nuk është caktuar ende data e saktë.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asiste../Indeksonline./