Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një veture në Skënderaj
Njësitë policore në Skënderaj kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture, njofton Policia e Kosovës.
Rreth orës 16:00, Policia u informua për vjedhjen e automjetit në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj. Pas veprimeve operative dhe hetimore, vetura e vjedhur u lokalizua dhe u ndalua nga policia, ndërsa i dyshuari u arrestua.
Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën penale “Vjedhje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

