75 Mall Live Search
09:38 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Pse? Del videoja e skandalit, portierit të Nigerisë i hiqet peshqiri pa ndonjë arsye nga sigurimi i Marokos

Kombëtarja e Marokos u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Afrikës pasi mposhti pas penalltive Nigerinë.

Një video në rrjetet sociale është bërë virale, me protagonist portierin, Stanley Nwabali, shkruan Indeksonline

Një pjesëtar i stafit i dha 29-vjeçarit një peshqir, që i duhej për t’i fshirë dorëzat e tij.

Por, këtë peshqir pa arsye ia larguan pjesëtarët e personelit të sigurimit të Marokos.

Nwabali nuk e kuptonte arysen dhe protestoi disa herë te gjyqtarët, por kjo nuk u mor fare përbazë.

Kujtojmë se Nigeria do të zhvillojë edhe një ndeshje, atë për vendin e tretë – ndaj Egjiptit./Indeksonline/